Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

E pazakontë, kirurgët kosovarë rrihen në sallën e operacionit

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 21:41 | Kosova
E pazakontë, kirurgët kosovarë rrihen në sallën e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK ku dy mjekë kirurgë janë përfshirë në një përleshje që sipas raportimeve ka ndodhur brenda në sallën e operacionit.

Lajmi për mediat është konfirmuar dhe nga drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Endrit Shala i cili u shpreh se ngjarja po hetohet dhe do të merren masa ndaj personave të përfshirë në këtë përleshje.

Në lidhje me rastin është informuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka marrë në pyetje personat e përfshirë dhe dëshmitarët.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani