Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fluturimet Prishtinë-Beograd, Lekaj: Nuk pati kushtëzime për taksën

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 13:48 | Kosova

Marrëveshja për rikthimin e fluturimeve të drejtpërdrejta Prishtinë-Beograd, po konsiderohet një hap pozitiv për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Drejtues të institucioneve në vend thonë se kompania Lufthansa do të çelë korridorin e ri ajror, por detajet e tjera lidhur me marrëveshjen nuk janë të qarta.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj thotë për Kosova Pres se heqja e taksës, si kompromis për nënshkrimin e marrëveshjes nuk është diskutuar në asnjë rast.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj

“Asnjëherë nuk është diskutuar heqja e taksës, sepse në këtë pikë nuk do të kishim bërë kurrë kompromis”, deklaroi ai.

Duke shtuar se shumë shpejt do të vendosen fluturime edhe me Shqipërinë, Lekaj tha se “po insistojmë që të marrin përgjegjësi edhe për hapësirën e ulët, që për momentin është në përgjegjësinë e NATO-s, jemi në diskutime”.

https://a2news.com/2020/01/21/trump-fluturimet-direkte-kosove-serbi-tjeter-fitore/

Marrëveshja për rivendosjen e linjës direkte ajrore Prishtinë-Beograd u nënshkrua të hënën në Berlin me ndërmjetësimin amerikan. Ajo u përshëndet nga përfaqësuesit politike në Kosovë dhe Shqipëri, e gjithashtu nga presidenti amerikan Donald Trump, dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

A2 CNN Livestream

Dita jonë