Furgoni përplaset me kamionin, një i plagosur në Lezhë – A2

Furgoni përplaset me kamionin, një i plagosur në Lezhë

furgon kamion 600x338

Një aksident ka ndodhur në kryqëzimin e Shënkollit në Lezhë. Një furgon është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka mbetur një person i plagosur.

I plagosuri ishte pasagjer në furgon dhe është transportuar menjëherë për në Spitalin e Lezhës.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë ndërprerja e rrugës nga kamioni.