Grushte dhe goditje me karrige, episod i turpshëm në basketbollin amerikan – A2

Grushte dhe goditje me karrige, episod i turpshëm në basketbollin amerikan

kansas foto 600x338

Një sherr i turpshëm u regjistrua në fundin e ndeshjes së basketbollit të kolegjeve në SHBA, mes Kansas dhe Kansas State.

Sherri që nisi në parket mes basketbollistëve u përhap edhe në shkallët e arenës.

Gjithçka nisi në sekondat e fundit të takimit, kur rezultati ishte vulosur tashmë. DaJuan Gordon po shkonte drejt koshit për të shënuar kur Silvio De Sousa i bën bllok dhe i qëndron sipër në shenjë sfide.

Aty nisën të shtyrat mes lojtarëve të të dyja skuadrave që shumë shpejt u shndërruan në grushte. Pati edhe lojtarë që morën karrige për të goditur kundërshtarët.

Sherri u shua pas 30 sekondash, por priten dënime të ashpra për basketbollistët e përfshirë në të.