Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

''Kosova e rrezikuar nga Serbia", Bytyçi rrëfen takimet që caktuan fatin e Kosovës

Nga A2 CNN
22 Janar 2020, 15:50 | Aktualitet

Ndarja e Kosovës, paralajmërime, takime të politikanëve, drejtueseve të shteteve të asaj dhe kësaj kohe, që nënshkruan marrëveshje, bënë pazare, apo që kërkonin tradhti apo zgjidhje për shtetin e Kosovës janë detaje që mund t’i gjejmë nga sot në veprën e profesorit të shkencave politike Enver Bytyçi.

Enver Bytyçi

“Politika e mosndërhyrjes në vullnetin e shqiptareve ka qenë politikë e vazhdueshme e shtetit shqiptar deri sa në pushtet erdhën 'Rilindasit'. Sot ka përfunduar si palë e Serbisë kundër Kosovës, me ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës në 2018 dhe tani me një marifet të ri, Mini Shengenin ballkanik”.

“Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” është prezantuar për ata që i duan të vërtetat, si një sintezë e atyre ngjarjeve që nesër do t’i shërbejnë edhe atyre që do të shkruajnë historinë e kombit shqiptar.

Pamje nga prezantimi i librit

Pjesë e prezantimit u bënë edhe krerët e shteteve që aso kohe vendosnin për fatin e Kosovës, Sali Berisha e Fatmir Sejdiu.

Vepra “Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe” nuk i flet vetëm publikut shqiptar, pasi atë e gjejmë të përkthyer edhe në anglisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë