Kupa e Italisë, Juve për gjysmëfinalet, Roma kundër tabusë – A2

Kupa e Italisë, Juve për gjysmëfinalet, Roma kundër tabusë

MB PRAG JUVE ROMA KUPE frame 515 1100x620

Edicioni i kaluar i Kupës së Italisë ishte i hidhur për Juventusin, që u eliminua në çerekfinale nga Atalanta. Mbrëmjen e sotme, në sfidën me Romën, trajneri Sarri kërkon një rezultat ndryshe, edhe sepse objektivi është kualifikimi në finalen e 13 majit, që do të luhet në “Olimpico” të kryeqytetit.

Vetëm pak ditë më parë, bardhezinjtë fituan 2-1 në fushën e Romës, duke u shpallur matematikisht kampionë të dimrit. Sikur kjo të mos mjaftonte, verdhekuqtë duhet të përballen edhe me tabunë në “Juventus Stadium”, aty ku janë mposhtur 9 herë në po kaq ndeshje të luajtura.