Vetting-u në Maqedoni, Komisioneri i Shtetit: Tek ne ra miti i antikorrupsionit – A2

Vetting-u në Maqedoni, Komisioneri i Shtetit: Tek ne ra miti i antikorrupsionit

maqedonia 1100x620
Video

Maqedonia e Veriut ka në veprim Prokurorinë e Posaçme, por ndërkohë Bashkimi Evropian pezulloi projektin e kryeministrit Zoran Zaev për të realizuar vetting-un në gjyqësor.

Modeli shqiptar kishte treguar se nuk kishte burime të mjaftueshme në sistem për plotësimin e vendeve bosh. Komisioneri për parandalimin e korrupsionit thotë se në fakt në Maqedoninë e Veriut nuk është problem korrupsioni në gjyqësor.

Nuri Bajrami shprehet: “80% të vetting-ut e bën vetë zbatimi i ligjeve në përditshmëri”.

Ai thotë se problemi kryesor i vendit është korrupsioni politik në të gjitha nivelet: “Duhet të kemi një rregullore efikase dhe nëse arrihet që ligjet të harmonizohen dhe të dekontaminohen nga ndikimi politik”.

Si pasojë, edhe Maqedonia e Veriut, si vendet e tjera të rajonit, nuk po vuan braktisjen e vendit nga të papunet, por situata është më e rëndë.

“Kjo situatë ka prodhuar jo vetëm largimin e të papunëve, por edhe largimin e trurit”, thekson Bajrami.