Zbardhen disa prej emrave që kanë aplikuar për BKH – A2

Zbardhen disa prej emrave që kanë aplikuar për BKH

BKH 600x338
Video

Zbardhen disa prej emrave që kanë aplikuar për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Burime zyrtare pranë Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, konfirmuan se deri më tani kanë shfaqur interes për të drejtuar të ashtuquajturën FBI-në shqiptare, emra të rëndësishëm të policisë.

Në total, janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni.

Një prej kandidatëve në këtë garë, është Gledis Nano, drejtori i njësisë së anti-terrorit. Në garë për kreun e BKH-së është edhe Artan Shkëmbi, drejtues i Task Forcës.

Interes për të qenë pjesë e BKH-së kanë shfaqur edhe shqiptarë që kanë punuar herët në poste të larta drejtuese, por që aktualisht jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Njëri prej tyre është edhe Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve ’90 ka qenë zëvendësprokuror i Përgjithshëm. Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahas eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike. Si afat të fundit për të aplikuar për drejtuesin e BKH është caktuar data 30 janar 2020.