Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Bolt jep lajmin, së shpejti do të bëhet prind

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 14:44 | Sporte të tjera

Usain Bolt ka konfirmuar se po pret të bëhet prind për herë të parë së bashku me të dashurën e tij prej 5 vitesh, Kasi Bennett.

Me anë të një postimi në Instagram, ish-atleti 33-vjeçar shkroi: “Dua t’ju them se një MBRET ose një MBRETËRESHË do të vijë së shpejti”.

Më parë, njeriu më i shpejtë në botë pati deklaruar se nuk kishte planifikuar me saktësi se kur do të bëhej prind.

“Kam mësuar diçka nga jeta, kurrë nuk është koha e duhur për të bërë fëmijë. M’u desh kohë ta kuptoja këtë. Kurrë nuk është koha e duhur, thjesht duhet ta bësh”, thonte Bolt.

Xhamajkani ka dy vite që po shijon tërheqjen nga garat e atletikës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani