Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

De Biasi, pranë firmës me Iranin

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 13:06 | Futboll
De Biasi, pranë firmës me Iranin

Gianni De Biasi është gati të rikthehet në aktivitetin e trajningut. Trajneri italian, i cili drejtoi kombëtaren kuqezi në kualifikimin historik në “Euro 2016”, ka marrë një ofertë për t’u ulur në stolin e përfaqësueses së Iranit.

Mediat italiane bëjnë me dije se 63-vjeçari ka gjetur akordin dhe është shumë pranë firmës.

Pas aventurës 6-vjeçare me Shqipërinë, De Biasi vazhdoi karrierën në Spanjë, ndërsa drejtoi për disa muaj skuadrën e Deportivo Alaves.

Prej vitit 2017, tekniku nuk ka drejtuar asnjë skuadër tjetër.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani