Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

I dërguari i SHBA për Iranin: Pasuesi i Soleimanit do ketë të njëjtin fat nëse vret amerikanë

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 18:26 | Bota
I dërguari i SHBA për Iranin: Pasuesi i Soleimanit do ketë

Tensionet mes Iranit dhe SHBA kanë arritur nivele tepër të larta dhe kjo vihet re dhe nga deklaratat kërcënuese që zyrtarë të të dyja vendeve bëjnë karshi njëri tjetrit

Në një intervistë për gazetën “Asharq al-Awsat”, i dërguari i SHBA për Iranin u deklaroi se pasuesi i gjeneralit të vrarë Qassem Soleimani do të ketë të njëjtin fund nëse ndjek të njëjtën rrugë dhe vret amerikanë.

Uashingtoni e fajëson gjeneralin Soleimani, si organizatorin e sulmeve të militantëve të mbështetur nga Irani ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme.

Më 3 janar presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi një sulm me dron në Irak ku mbeti i vrarë ushtaraku i lartë iranian, pas një sulmi me raketa ku humbi jetën një kontraktor amerikan. Irani iu kundërpërgjigj kësaj ngjarje më 8 janar duke lëshuar raketa ndaj bazave të SHBA në Irak.

Pas vdekjes së Soleimanit, liderët më të lartë iranianë caktuan Esmail Ghaani, si kreun e ri të Forcave Quds, një njësi elitë e Rojeve Revolucionare që merret me aksion. Ghaani premtoi se do të ndiqte të njëjtën rrugë si paraardhësi i tij.

Për këtë deklaratë reagoi dhe i dërguari i SHBA, Brian Hook gjatë një interviste për “Asharq al-Awsat” në Davos, ku tha se presidenti Trump e bëri të qartë se çdo sulm ndaj amerikanëve do të marrë përgjigjen e merituar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë