Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Indi, gjeli vret të zotin

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 12:42 | Lifestyle

Një burrë indian ka vdekur pas një përleshjeje me gjelin e tij, ndërsa ishin rrugës për një dyluftim gjelash.

50-vjeçari Saripalli Chanavenkateshëaram Rao, u godit në qafë nga brisk i lidhur me sqepin e gjelit. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar, ndërsa një zëdhënës i Policisë tha për CNN se babai i tre fëmijëve vdiq nga plagët spital. Rao, i cili jetonte në fshatin Pragadavaram në jug të shtetit indian Andhra Pradesh, ishte pjesëmarrës i rregullt në dyluftimet e gjelave dhe po shkonte në një të tillë kur gjeli i tij u përpoq të lirohej.

Dyluftimet e gjelave janë shpallur të paligjshme në Indi që prej vitit 1960, por vazhdojnë të jenë problem për autoritetet pasi zhvillohen në fshehtësi, sipas autoriteteve thjesht për çështje përftimi monetar dhe jo për arsye të tjera kulturore apo traditash.

A2 CNN Livestream

Dita jonë