Liverpool nuk e ndalin dot as “Ujqërit” – A2

Liverpool nuk e ndalin dot as “Ujqërit”

Screenshot 1 44 1100x620

Liverpool duket i pandalshëm në synimin e këtij viti për të fituar trofeun e Premier League dhe këtë e tregoi dhe në ndeshjen e radhës në transfertë përballë Wolves ku fitoi me rezultatin 1-2. Edhe pse një ndeshje e vështirë “The Reds” arritën të dalin me 3 pikë nga ky takim duke ecur të sigurt drejt titullit kampion.

Ekipi i Klopp kaloi i pari në avantazh, në minutën e 8 të takimit me anë të Henderson. Vendasit barazuan me anë të Jimenez në fillim të të dytës. Dhe atëherë kur mendohej se gjithçka po shkonte drejt barazimit vjen dhe goli i Firmino, i cili po kalon një sezon të shkëlqyer te “The Reds”.

Me këtë fitore Liverpool udhëheq i vetëm kampionatin anglez të futbollit me 67 pikë në 23 takime, i shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit.