Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Martohu me përdhunuesin”, projektligji pritet të futet për diskutim në Turqi

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 15:44 | Bota

Një projektligj i ri që do të hidhet për diskutim në parlamentin turk do të lejojë, nëse miratohet, përdhunuesit që të mos ndëshkohen për abuzimet me vajza të mitura, nëse martohen me viktimat.

I ashtuquajtur ligji “martohu me përdhunuesin” do të futet për debat në fund të majit. Kritikët thonë se ai legjitimon përdhunimin, martesën me të mitur dhe abuzlimin seksual. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se ligji do të stimulonte abuzuesit të vepronin pa u ndëshkuar, duke i bërë edhe më të dobëta viktimat. Edhe deputetët e opozitës e kanë kundërshtuar dhe i kanë bërë thirrje shumicës që të mos e fusë fare për diskutim. Një ligj i ngjashëm u fut në Parlament edhe në vitin 2016, por u tërhoq më vonë për shkak të kritikave mbarë botërore.

Në vitin 2017, Turqia miratoi një tjetër ligj të debatuar, që i lejonte myftinjtë, përgjegjës për jurisprudencën islame, që të kryenin edhe ceremoni martesore civile.

Mosha ligjore e martesave në Turqi është 18, por sipas shifrave të publikuara nga vetë qeveria turke në vitin 2018, numri i martesave ku ishin përfshirë vajza të mitura, ishte afërsisht 482 908 në dhjetë vitet e fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani