Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ngërçi për Kushtetuesen, Meta, 38 pyetje për Komisionin e Venecias

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 21:46 | Politikë

Presidenti Meta i është drejtuar me një letër prej 46 faqesh Komisionit të Venecias, ku kërkon opinionin e ekspertëve nëse ishte apo jo në shkelje Kuvendi i Shqipërisë me procesin e ndjekur me emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kreu i shtetit kërkon mendimin e Venecias, veçanërisht sa i përket renditjes së kandidatëve dhe radhës së ndjekur mes institucionit të tij dhe Kuvendit.

Përtej pyetjeve të tij për ekspertët, Meta u flet atyre edhe mbi opinionin që, për të njëjtën çështje, u ka kërkuar Kuvendi i Shqipërisë, duke e paralajmëruar Komisionin se mazhoranca po tenton ta përdorë në procesin e nisur për shkarkimin e Presidentit.

Në 38 pyetjet për Komisionin e Venecias, Meta ndalet në veprimtarinë që ka ndjekur Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, të cilin e akuzon për shkelje dhe ngre pikëpyetjen nëse legjitimiteti i këtij institucioni është cenuar apo jo.

Nuk mungojnë as pyetje që nuk lidhen me jurisprudencën, si në rastin kur Presidenti pyet nëse i shërben uljes apo rritjes së tensioneve politike ngritja e një komisioni hetimor për shkarkimin e tij. Një mision fakt-mbledhës nga Komisioni i Venecias do të jetë në Tiranë në 13-14 shkurt, ndërsa konkluzionet priten të publikohen në mars.

A2 CNN Livestream

Dita jonë