Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nuk reshtin medaljet për xhudistet kosovare

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 21:05 | Sporte të tjera
Nuk reshtin medaljet për xhudistet kosovare

Xhudistet nga Kosova vijojnë të shkëlqejnë në garat ndërkombëtare duke dalë prej tyre sërish me medalje.

Kësaj here ishte radha e Nora Gjakovës e cila ia arriti të rrëmbente medaljen e bronztë në në garat që po mbahen në Tel Aviv të Izraelit, për kategorinë deri në 57 kg.

Nora Gjakova arriti të fitonte përball portugezes Telma Monteiro dhe të rrëmbente një vend në podiumin e fituesve

Krahas medaljes, Nora fitoi edhe 700 pikë Olimpike të nevojshme për të arritur në lojërat olimpike Tokio 2020.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani