“Ora e Apokalipsit”, shkencëtarët: Mungojnë 100 sekonda nga fundi i botës – A2

“Ora e Apokalipsit”, shkencëtarët: Mungojnë 100 sekonda nga fundi i botës

174842435 09c84066 2756 4ec1 9599 1f00088a05b0 600x338

Bota nuk ka qenë asnjëherë më pranë apokalipsit se tani. Mundësitë për një luftë të mundshme atomike botërore, ndryshimet klimatike dhe dezinformimi kibernetik, ka bërë shkencëtarët atomikë që kontrollojnë orën “Doomsday” të spostojnë akrepat e orës së Apokalipsit, (një orë hipotetike që mat rrezikun e një fundi të mundshëm të botës), me 20 sekonda, duke lënë dhe 100 sekonda të tjera nga fundi i njerëzimit.

Ai që lëshoi alarmin është Buletini i Shkencëtarëve Atomikë, një grup ekspertësh i themeluar në vitin 1945 që konsideron së bashku kërcënimet; nga probabiliteti për një luftë bërthamore, tek ndryshimet klimaterike, avancimi i bioteknologjive dhe deri tek inteligjenca artificiale.

Spostimi i akrepave, shpjegojnë ekspertët “nxjerr në pah nevojën për ndërhyrje të menjëhershme pasi tashmë ora e Apokalipsit flet për sekonda dhe jo më për minuta”. “Jemi përballë një emergjence të vërtetë, është një situatë e papranueshme e gjërave që eliminon çdo marzh gabimi dhe çdo vonesë”, konfirmon numri një i Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë, Rachel Bronson.

“Rivaliteti dhe armiqësia mes fuqive botërore shton mundësinë e një gabimi bërthamor. Ndryshimet klimatike e përkeqësojnë krizën. Është momenti të lëvizim”, deklaroi Jerry Brown, ish guvernator i Kalifornisë dhe bashkëpresident i Buletinit.