Partia Demokratike kërkon shkarkimin e Allës

strazimiri 1100x620

Partia Demokratike kërkoi shkarkimin e kreut të Bashkisë së Bulqizës, pas publikimit të videos ku ai shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike.

Nga Selia Blu, ish-deputeti Gent Strazimiri kërkoi nga kryeministri Edi Rama që të marrë masa.

“Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë. Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin”, tha Strazimiri.