Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Perceptimi ndër vite, luhatja e korrupsionit nga 2005-ta deri tani

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 15:23 | Aktualitet
Perceptimi ndër vite, luhatja e korrupsionit nga 2005-ta deri tani

Si ka ndryshuar ndër vite perceptimi i korrupsionit në Shqipëri, sipas Transparency International? Shkalla e vlerësimit të kësaj organizate ndërkombëtare është 0 pikë për korrupsionin në nivel maksimal dhe 100 pikë për nivelin minimal.

Në vitin 2005, me ardhjen e demokratëve në pushtet, ky perceptim ishte në nivelin e 24 pikëve. Situata u përmirësua deri në vitin 2009, kur Shqipëria u vlerësua me 32 pikë.

Me aleancën PD-LSI u regjistrua një përkeqësim i lehtë, duke zbritur pikëzimin në 31 pikë. Në vitin 2013, me ndryshimin e pushteteve perceptimi i korrupsionit nisi të ndryshojë pozitivisht duke arritur në nivelin e 38 pikëve në vitin 2017.

Ky është viti që socialistët morën të vetëm qeverisjen e vendit, por korrupsioni shënoi një përkeqësim të perceptimit, dhe Shqipëria zbriti në nivelin e 35 pikëve.

https://a2news.com/2020/01/23/lufta-kunder-korrupsionit-transparency-international-shqiperia-hapa-prapa/
https://a2news.com/2020/01/23/raporti-i-ti-basha-korrupsioni-i-kesaj-qeverie-po-na-kalb-atdheun/
https://a2news.com/2020/01/23/raporti-i-ti-hysi-me-spak-dhe-bkh-lufta-ndaj-korrupsionit-do-te-marre-hov-tjeter/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli