Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Qytetarët të pakënaqur në Vlorë, rritet me 50% çmimi i ujit të pijshëm

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 16:00 | Sociale

Me propozim të Këshillit bashkiak të Vlorës enti rregullator i ujit të pijshme ka miratuar rritjen me 50 përqind të çmimit për ujin e pijshëm në territorin e bashkisë Vlorë. Nga 30 lekë për metër kub që ka qenë çmimi, nga janari, qytetarët e Vlorës do të paguajnë 1 metër kub ujë me 45 lekë.

Ndërsa biznesi nga 80 lekë për metër kub, do të paguajë 100 lekë për metër kub ujë. Kjo rritje është justifikuar me faktin e rritjes me 60 përqind të çmimit të energjisë elektrike dhe vështirësitë ekonomike në të cilat ndodhet kompania e ujësjellës kanalizimeve Vlorë, e cila ka mbledhur me pak arkëtime pas vendosjes së matësave.

Kjo rritje ka shkaktuar reagim tek qytetaret e Vlorës, të cilët shprehen se tarifa është e lartë ndërsa shërbimi i furnizimit me ujë le shumë për të dëshiruar.

“Ne pensionistëve na shkatërruan. Do ta pres ujin, nuk kam mundësi”, thotë një grua e moshuar.

Ndërkohë kërkesat e ndërmarrjes së ujësjellësit dhe bashkisë ka qenë që çmimi të rritej më shumë se 100 për qind, duke kërkuar 70 lekë për metër kub ujë, por kjo shifër nuk është pranuar nga enti rregullator i ujit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu