Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tërmeti, bonusi i qirasë për banesat arrin në 2,6 miliardë lekë

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 14:14 | Ekonomi
Tërmeti, bonusi i qirasë për banesat arrin në 2,6

Shkon në 2,6 miliardë lekë fondi për bonusin e qirasë, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shifra është bërë publike në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohen aktet normative për buxhetin e vitit 2019. Gjatë raportimit në komision, drejtoresha e buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi, tha gjithashtu se vetëm për muajin dhjetor të vitit të kaluar, shteti ka paguar 270 milionë lekë për hotelet ku janë strehuar të prekurit.

“Qiraja nuk filloi menjëherë në dhjetor, kemi pasur shumë pak kërkesa pasi në dhjetor njerëzit ishin të strehuar në hotele”, tha ajo. “Për vitin 2020 kërkesat që kemi deri tani për bonusin e qirasë janë 2,6 miliardë lekë. Vendimet e këshillave të bashkive vijojnë të azhoronohen”.

Ende nuk ka një faturë finale për kostot financiare të tërmetit, ndërsa qeveria deklaron se nuk është prekur asnjë nga treguesit kryesorë të buxhetit, por deri me tani janë bërë vetëm rialokime.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani