Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

U regjistrua duke konsumuar lëndë narkotike, SPAK nis hetimin për Allën

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 11:48 | Politikë
U regjistrua duke konsumuar lëndë narkotike, SPAK nis hetimin për

SPAK ka nisur hetimet për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Hetimi kryesisht nis pas publikimit të një videoje, ku pretendohet se Alla konsumon kokainë.

Hetimet e SPAK për kryetarin e Bashkisë Bulqizë do të zhvillohen për veprën penale “mbajtje substancash narkotike”.

Sipas nenit 283/b, krijimi nga ana e personave, që për shkak të detyrës administrojnë substanca narkotike ose psikotrope, i lehtësirave për marrjen dhe përdorimin e këtyre substancave, në kundërshtim me dispozitat ligjore përkatëse, dënohet nga 3 deri në 7 vite burg.

https://a2news.com/2020/01/23/partia-demokratike-kerkon-shkarkimin-e-alles/

Pasi prokuroria të sekuestrojë videon, do të marrë në pyetje kryebashkiakun.

Një ditë më parë, Alla mohoi që të jetë personi në videon e publikuar në media, ndërsa akuzon Selinë Blu për montazh dhe shantazh.

A2 CNN Livestream

Dita jonë