Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Video duke konsumuar lëndë narkotike, Alla: Montazh nga PD, do të bëj padi ndaj Salianjit

Nga A2 CNN
23 Janar 2020, 13:25 | Politikë
Video duke konsumuar lëndë narkotike, Alla: Montazh nga PD, do të

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, paralajmëron se do të padisë Ervin Salianjin në lidhje me videon që qarkullon prej ditës së mërkurë ku Alla dyshohet se po konsumon lëndë narkotike.

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare”, shkruan Alla në Facebook.

https://a2news.com/2020/01/23/u-regjistrua-duke-konsumuar-lende-narkotike-spak-nis-hetimin-per-allen/

“Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë. Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”.

Më herët, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka nisur hetimet ndaj Allës për “mbajtje substancash narkotike”.

https://a2news.com/2020/01/23/partia-demokratike-kerkon-shkarkimin-e-alles/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani