Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

10 vite burg, Balili kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 20:32 | Aktualitet
10 vite burg, Balili kërkon pafajësi në Gjykatën e

Kelmend Balili kërkon pafajësi në Gjykatën e Lartë. Personazhi që iu fsheh drejtësisë për më shumë se dy vjet, derisa u vetëdorëzua në janar 2019, ka kundështuar në Gjykatën e Lartë vendimin me 10 vite burg të Apelit të Krimeve të Rënda.

Shkalla e Dytë e Krimeve la të në fuqi dënimin e Balilit si fajtor për trafikimin e një sasie prej 700 kg kanabis drejt Greqisë në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në rekursin e bërë në Gjykatën e Lartë Balili kërkon prishjen e këtij vendimi dhe deklarimin e pafajshëm, duke këmbëngulur se akuzat e ngritura kundër tij janë të paprovuara. I njëjti qëndrim është mbajtur nga Balili në dy shkallët me të ulëta të gjyqësorit.  

Çështja është regjistruar me numrin 0 në Gjykatën e Lartë dhe është e para në radhën e dosjeve të vitit 2020. Në kushtet kur trupa e kësaj gjykate përbëhet nga vetëm një gjyqtar, Ardian Dvorani është caktuar relator i saj. Por edhe në rast të plotësimit të trupës gjykuese, shqyrtimi i rekursit të Balilit nuk duket i afërt në kohë, për shkak se totali i dosjeve që presin gjykim në Gjykatën e Lartë është pranë shifrës 36 mijë.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë