Cakaj: Metodologjia e re e negociimit pritet t’i hapë rrugë çeljes së negociatave – A2

Cakaj: Metodologjia e re e negociimit pritet t’i hapë rrugë çeljes së negociatave

cakaj michel 600x338

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Presidentin e Këshillit Evropian, z.Charles Michel.

“Raporti i ri i Komisionit për progresin e Shqipërisë dhe miratimi i metodologjisë së re të negociimit pritet t’i hapin rrugën çeljes së bisedimeve për anëtarësim në BE gjatë këtij viti”, u shpreh Cakaj në postimin e tij në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar.

Gjithashtu, Cakaj siguroi se puna intensive për të shndërruar vlerësimin teknik të Komisionit, në vullnet politik të Këshillit për të nisur procesin e anëtarësimit në BE, vijon.

Në përfundim, Cakaj shprehu mirënjohjen e veçantë për mbështetjen e nismës së Komisionit, për të organizuar konferencën e donatorëve në Bruksel, me qëllim të rindërtimit pas tërmetit të nëntorit.