E bujshme në Kupën e Mbretit, Atletico eliminohet nga ekipi i kategorisë së tretë – A2

E bujshme në Kupën e Mbretit, Atletico eliminohet nga ekipi i kategorisë së tretë

cultural atleti 600x338

Dëshira dhe ambicia për të treguar vlerat në ndeshjet e Kupës është e qartë tek klubet e vogla që përballen me gjigantë të futbollit në tillë kompeticione.

Në Spanjë, viktimë e pasionit për t’u kualfikuar në turin tjetër ishte Atletico Madrid, që u eliminua nga Kupa e Mbretit pasi u mund 2-1 nga skuadra e kategorisë së tretë, Cultural Leonesa.

Skuadra e Diego Simeones kaloi e para në avantazh me anë të Correas, por u barazua nga skuadra modeste në minutën e 83-të, ndërsa në shtesë u ndëshkua sërish duke u gjunjëzuar që në raundin e 1/16.