Gara për BKH, deri tani 5 kandidatë – A2

Gara për BKH, deri tani 5 kandidatë

bkh 1100x620
Video

Gjashtë ditë nga fundi i aplikimit për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, numri i aplikuesve ka shkuar në 5 kandidatë të rinjë.

Atë janë: Ibrahim Disha, Artan Shkëmbi, Gjovalin Ulndreaj, Adriatik Ago, Sabri Hoxha, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja ka bërë edhe një herë thirrje për pjesëmarrje në garë.

Drejtuesi i BKH-së do të drejtojë një ekip prej 60 punonjësish të trajnuar, të cilët do të përzgjidhen në bazë të testit të së vërtetës si dhe do të trajnohen në FBI, në Virxhinia.

Ky grup hetuesish të BKH-së, do të mbështesin Prokurorët e Posaçëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

“SPAK kërkon një kandidat ose kandidate që demonstron lidership, integritet dhe profesionalizëm. Në qoftë se ju mendoni që i plotësoni kërkesat e këtij pozicioni sfidues dhe kriteret në lidhje me përvojën në punë, arsimin dhe keni një figurë të pastër, aplikoni para datës 30 janar2020”.

Kraja siguron se procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. “Ne duam të përzgjedhim kandidatin më të mirë”, tha ai.