Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Gjashtë të vrarë në Gjermani, arrestohet autori

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 15:08 | Bota

Gjashtë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në qytezën jugperëndimore gjermane Rot am See.

Policia vendase thotë se një i dyshuar është arrestuar, në një godinë pranë një stacioni hekurudhor. Policia në shtetin Baden-Württemberg tha se nga informacionet paraprake mes autorit të dyshuar dhe viktimave kishte njohje, ndërsa “Bild” raportoi se të gjithë personat që kishin humbur jetën ishin pjesëtarë të së njëjtës familjeje.

Nuk ka ende të dhëna të tjera nëse në ngjarje ka qenë, apo jo, i përfshirë ndonjë person tjetër, ndërsa banorët vendas thonë se i dyshuari i arrestuar është në të 30-at.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani