LSI kundër Borchardt, Vasili: Përçarës, nuk na ftoi në takim – A2

LSI kundër Borchardt, Vasili: Përçarës, nuk na ftoi në takim

MB VASILI OSBE frame 0 1100x620
Video

Në takimin e organizuar nga OSBE ra në sy mungesa e përfaqësuesve të opozitës jashtëparlamentare, që janë bërë pjesë e Këshillit Politik që do të diskutojë reformën zgjedhore.

Një prej tyre është Petrit Vasili i LSI-së, i cili në një postim në “Facebook” e cilësoi si tendenciozë mungesën e ftesës, duke akuzuar për këtë kreun e misionit të OSBE se është kundër dialogut.

Vasili thekson se dialogu përmes Këshillit Politik nuk është dogmë, por realitet, që nuk mund të diskutohet nga kërkush.

“Borchardt shfaqet sërish recidivant në qëndrimet e tij të njëanshme, konfliktuale dhe përçarëse, që e minojnë dialogun e ndërtuar me shumë mundim”, thotë nënkryetari i LSI-së.

Ndërsa Partia Demokratike, e kontaktuar nga A2, konfirmoi se nuk ka patur ftesë nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë për tryezën e sotme. “Janë thirrur vetëm përfaqësuesit e komisionit, i dalë jashtë funksionit, pas kompromisit për ta kryer reformën jashtë parlamentit”, shpjegoi për A2 Partia Demokratike.