Privatizimi i OSHEE, Gjykata e Tiranës pushon çështjen “CEZ” – A2

Privatizimi i OSHEE, Gjykata e Tiranës pushon çështjen “CEZ”

MB HETIMI CEZ frame 285 1100x620

Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimin e nisur nga Prokuroria e kryeqytetit mbi procedurën e privatizimit të OSHEE-së në vitin 2007, e njohur si çështja “CEZ”.

Pushimi u kërkua nga vetë Prokuroria, sipas të cilës gjatë kësaj procedure nuk ishte konsumuar ndonjë vepër penale.

Ndërkohë, prokuroria i bëri me dije gjykatës pamundësinë e gjetjes së dëshmitarit Nue Kala në Kosovë dhe Francë, ku adresat e tij ishin fiktive.

Hetimi i çështjes “CEZ” nisi pas kallëzimit të bërë nga ana e Kuvendit të Republikës, bazuar në raportin e një Komisioni Hetimor Parlamentar.