Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Si e përballoi Kina koronavirusin? Duke arrestuar këdo që fliste për të

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 11:18 | Bota
Si e përballoi Kina koronavirusin? Duke arrestuar këdo që fliste

Kina i kaloi ditët e para të shpërthimit të virusit koronavirus duke arrestuar njerëzit që flisnin për të nëpër rrjetet sociale dhe duke kërcënuar gazetarët që të mos publikonin artikuj për koronavirusin.

Edhe pse zyrtarët kinezë e njoftuan menjëherë Organizatën Botërore të Shëndetësisë për sëmundjen e re, u munduan që lajmi të mos përhapej brenda shtëpisë së tyre.

https://a2news.com/2020/01/24/nje-qytet-me-zombie-video-dramatike-nga-wuhan-ku-njerezit-rrezohen-ne-toke-nga-virusi/

Kjo gjë mund të ketë lejuar përhapjen më të shpejtë të sëmundjes në qytete si Ëuhani, sepse qytetarët e tij nuk ishin aspak në dijeni që ekzistonte dhe nuk morën asnjë masë që të mos prekeshin.

Kjo situatë ngjan me atë të vitit 2003 me përhapjen e SARS-it. Edhe atëherë, fillimisht Kina u mundua ta fshihte atë që po ndodhte dhe përfundoi me rreth 800 viktima.

https://a2news.com/2020/01/24/ministria-e-shendetesise-shqiperia-rrezik-te-ulet-per-tu-prekur-nga-koronavirusi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani