Soros: Trump, një mashtrues, investoj 1 miliardë dollarë për një rrjet të ri universitetesh – A2

Soros: Trump, një mashtrues, investoj 1 miliardë dollarë për një rrjet të ri universitetesh

4000 1100x620

George Soros ka sulmuar Presidentin amerikan Donald Trump dhe atë kinez Xi Jinping, duke i quajtur “sundues autoritar”. Ai tha se Trump ishte një “mashtrues dhe narcizist” që kishte thyer kufijtë e Kushtetutës amerikane. Ndërsa tha se Presidenti kinez po përdorte teknologjinë për të kontrolluar totalisht jetën në vendin e tij.

“Bota do të ishte një vend më i mirë nëse ata nuk do të ishin në pushtet”, tha Soros gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror. “Trump është i gatshëm të sakrifikojë interesat kombëtarë për ato personalë dhe do të bënte praktikisht çdo gjë për t’u rizgjedhur. Ndërsa Xi është i gatshëm të shfrytëzojë dobësitë e Trump dhe të përdorë inteligjencën artificiale për të kontrolluar njerëzit e tij”.

Soros tha gjithashtu se kishte në plan të infestonte 1 miliardë dollarë për të ngritur një rrjet universitar ku do të promovohej kundërshtimi i intolerancës. Por shtoi se Pekini dhe Uashingtoni janë kërcënimet më të madh ndaj “shoqërive të hapura”, siç është edhe emri i fondacionit të tij.

Soros, një hebre që mbijetoi gjatë pushtimit nazist të Hungarisë duke fshehur identitetin, u bë famëkeq për përfshirjen e tij gjatë zhvlerësimit të paundit britanik në fillim të viteve ’90, të njohur si “e mërkura e zezë”. Aktiviteti i tij në Europë dhe në botë ka ndarë opinionin kundrejt tij.

Ai ka shpenzuar miliarda dollarë duke ngritur projekte për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe demokracinë liberale por është kritikuar shpesh nga grupimet me pikëpamje të djathta.