SPAK do të dërgojë për ekspertim videon me kokainë – A2

SPAK do të dërgojë për ekspertim videon me kokainë

lefter alla 1100x620

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të dërgojë për ekspertim videon ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës është duke konsumuar lëndë narkotike. Video do të ekspertohet për autenticitetin e saj dhe për të vërtetuar se personi që konsumon lëndë narkotike është apo jo Lefter Alla. 

Ekspertimi i videos do të zgjidhë edhe një herë pretendimet e Allës, i cili ka deklaruar se nuk është ai personi që po konsumon lëndë narkotike në lokal dhe se në rast se ky është një montazh nuk i kujtohet ky episod.

Alla ka pretenduar, gjithashtu, që do të jetë në dispozicion të Prokurorisë sa herë që do e kërkojnë, ndërsa nuk është konsumues i lëndës narkotike.

Në lidhje me këtë fakt krybashkuaku i Bulqizës deri tani nuk ka dorëzuar vullnetarisht analizat për ta provuar, por edhe prokuroria ligjërisht nuk e ka ketë të drejtë për sa kohë kryebashkiaku nuk është kapur ne flagrancë.