SPAK kërkon testin e drogës për kryebashkiakun e Bulqizës – A2

SPAK kërkon testin e drogës për kryebashkiakun e Bulqizës

lefter alla 600x338
Video

Me kërkesë të prokurorëve të çështjes, kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, duhet t’i nënshtrohet një testi për përdorimin e drogës. Kjo do të thotë se ai duhet të dorëzojë në laboratorin përkatës kampionët e gjakut dhe të urinës.

Por ky testim i hetimit të Prokurorisë së Posaçme, mund të rezultojë një blof me gjithë alibinë e Allës, i cili thotë se nuk është ai personi që duket në videon skandaloze. Nëpërmjet rezultateve laboratorike, prokurorët mund të zbulojë lëndën narkotike në trup vetëm 3-4 ditë pas përdorimit nëpërmjet testit të urinës dhe 1-2 ditë nëpërmjet atij të gjakut.

Prokurorët e çështjes edhe pse nuk kanë në duar asnjë provë, përveç filmimit që kundërshtohet nga Alla si montazh, pretendojnë të hetojë mbi një ngjarje që ka ndodhur 1 vit më parë.

Një ditë më parë, SPAK nisi kryesisht hetimet duke regjistruar procedimin penal ndaj Lefter Allës, ndonëse ky i fundit pas publikimit të videos duke konsumuar kokainë, e mohoi faktin duke akuzuar PD-në se kishte montuar videon për ta shantazhuar.

Testi për kokainë

Urinë: 3-4 ditë

Gjak: 1-2 ditë

Flokë: Mbi 90 ditë

Testi për heroinë

Urinë: 3-4 ditë

Gjak: Mbi 12 orë

Flokë: Mbi 90 ditë

Testi për kanabis

Urinë: 7-30 ditë

Gjak: Deri në dy javë

Flokë: Deri në 90 ditë