Sulmi me raketa ndaj bazës së SHBA , Pentagoni: 34 ushtarë me trauma – A2

Sulmi me raketa ndaj bazës së SHBA , Pentagoni: 34 ushtarë me trauma

Screenshot 2 9 1 600x338

Edhe pse nga sulmet me raketa të ushtrisë iraniane në bazat amerikane në Irak nuk u raportua asnjë person i plagosur, detaje të reja vijnë nga Pentagoni.

Zëdhënësi Jonathan Hoffman, gjatë një deklarate për shtyp, bëri me dije se 34 ushtarë amerikanë janë duke marrë mjekim si pasojë e traumave të pësuar pas sulmeve me raketa të trupave iraniane.

17 anëtarë që pësuan gjendje shook-u psikik pas sulmeve janë rikthyer në detyrë në Irak, 9 po marrin trajtim në Gjermani, ndërsa 8 të tjerë janë kthyer në SHBA për mjekim më të specializuar.

Në fillim të kësaj jave, Presidenti Donald Trump tha se ai nuk i konsideron dëmtimet e mundshme të trurit aq serioze sa plagët fizike, duke minimizuar pasojat e plagëve të marra nga ushtarakët në Irak.