Tërmeti në Turqi, Rama: I jemi pranë popullit, lutemi që Zoti t’u japë forcë – A2

Tërmeti në Turqi, Rama: I jemi pranë popullit, lutemi që Zoti t’u japë forcë

t2 600x338

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për tërmetin me të paktën 15 viktima që goditi të premten Turqinë.

“Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit @RTErdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi”, shkruan Rama.

Tërmeti me magnitudë 6.8 rihter goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar të paktën 15 të vdekur, qindra të plagosur dhe shumë ndërtesa të shembura.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në veri të qytetit Doğanyol, me një thellësi 2 kilometra.