Turqia goditet nga një tërmet 6.8 rihter, disa të vdekur – A2

Turqia goditet nga një tërmet 6.8 rihter, disa të vdekur

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 rihter goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar të paktën 20 të vdekur, qindra të plagosur dhe shumë ndërtesa të shembura.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në veri të qytetit Doğanyol, me një thellësi 2 kilometra.

Ministri i Brendshëm i Turqisë e përshkroi tërmetin si një ngjarje të nivelit të tretë, sipas planit të emergjencave të vendit. Ai konfirmoi disa ndërtesa të shembura, ndërsa theksoi se ekziston frika për persona të tjerë të mbetur nën rrënoja.

Turqia ka një histori me tërmete të fuqishëm. Më shumë se 17 mijë persona humbën jetën në gusht të vitit 1999 kur një tërmet me magnitudë 7.6 rihter goditi qytetin perëndimor të Izmirit.