United bën blerjen e parë për merkaton e janarit… por nuk është futbollist

united 1 1100x620

Manchester United po kalon një moment të vështirë. Sezoni nuk po shkon ashtu siç e prisnin tifozët, të cilët kërkojnë fajtorët e situatës. Disa prej tyre mendojnë se fajin për vendin e pestë në renditje e kanë fajin lojtarët, të tjerë mendojnë trajneri, ndërsa ka edhe nga ata që besojnë se përgjegjësit kryesorë janë drejtuesit.

Për këtë, Ed Woodward, drejtori ekzekutiv i klubit, ka menduar se gjëja më e mirë që mund të bëjë është që t’i ndryshojë mendjen tifozëve. Ndërkohë që nuk po sjell lojtarë të rinj për të përforcuar ekipin, ka vendosur që të “blejë” një gazetar që do të ndihmojë në përmirësimin e imazhit të klubit.

Sipas “Record”, bëhet fjalë për Neil Ashton, ish-gazetar i “The Sun”. Detyra e tij do të jetë që drejtuesit t’i paraqesë si “tipa që e dashurojnë ekipin”.

Ndërkohë, përpara disa ditësh, me kërkesë të trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, United ka punësuar edhe një psikolog që të ndihmojë lojtarët në zhbllokimin psikologjik kur luajnë me ekipet e vogla.