Virusi kinez mbërrin në Europë, konfirmohen 2 raste në Francë – A2

Virusi kinez mbërrin në Europë, konfirmohen 2 raste në Francë

960x0 600x338

Koronavirusi që është përhapur në Kinë në ditët e fundit dhe që ka shkaktuar më shumë se 26 viktima, zyrtarisht ka mbërritur dhe në kontinentin evropian.

Qeveria franceze konfirmon dy persona që shfaqin simptoma të njëjta me ato të të prekurve nga virusi i tmerrshëm në Kinë, një në Bordeaux dhe një në Paris. Ajo që e dha lajmin ishte ministrja e Shëndetësisë, Agnes Buzyn.

“Pacienti në Bordeaux është 48-vjeçar, ai sapo është kthyer nga Kina, ku kishte kaluar dhe në Wuhan. U vizitua të enjten dhe që nga ai moment u vendos në një dhomë të izoluar. Pas mbërritjes në Francë ka qenë në kontakt me dhjetëra persona”, deklaroi ministrja.

Dihet më pak për pacientin që është shtruar në spitalin “Bichat” në Paris, përveç faktit që dhe ai sapo është kthyer nga Kina.