Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

5 vjeç ushtar, tragjedia e fëmijëve në shtetin e “luftëtarëve”

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 14:53 | Bota

Një grup i të drejtave të njeriut publikoi këtë javë fotografi të fëmijëve të vegjël, duke filluar nga pesë vjeç, që mësojnë se si të përdorin armët, në një prej krahinave më të rrezikshme të Meksikës.

Pamjet e vogëlushëve në shtetin jugperëndimor Guerrero, që ironikisht në spanjisht do të thotë “luftëtari”, bënë xhiron e botës me shpejtësi. Fëmijët, të gjithë djem, shihen ndërsa praktikojnë si të gjuajnë me pushkë dhe pistoleta, për t’u përdorur më pas nga grupe civilësh të armatosur kundër karteleve të drogës.

Një ditë pas publikimit të fotografive, Presidenti i Meksikës Andrés Manuel López Obrador, befasoi jo pak vetë kur u duk se e mbrojti këtë praktikë, duke thënë se edhe kartelet e drogës rekrutojnë fëmijë të vegjël.

Çështja ka ndezur debatin publik në vend, pasi grupimet e të drejtave të njeriut thonë se përdorimi i fëmijëve në përballje të armatosura kërcënon jo vetëm sigurinë e tyre, por edhe shëndetin mendor.

Fëmijët, mosha e të cilëve varionte nga 5 deri në 15 vjeç, stërviten ne qytezën Alcozacán në shtetin Guerrero, pak kilometra nga vendi ku një bandë trafikantësh droge kishte vrarë 10 persona duke u djegur trupat. Banorët thanë se fëmijët janë të domosdoshëm për të ruajtur qytezat dhe fshatrat nga këto grupe.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani