Asgjësimi i mbetjeve në vullkane, depozitimi i tyre në Trekëndëshin e Bermudës!

Siç ju premtuam herën e kaluar, sot në emisionin “Imagjinatë” do të trajtojmë asgjësimin e mbetjeve këtu në tokë, me një metodë shumë natyrore.

“Të jetosh në një botë të tillë është si të kërcesh në një vullkan aktiv.” Thotë shkrimtari japonez, Kentetsu Takamori, por ne vullkanin do ta përdorim për diçka tjetër.

Vullkani është një ndër fenomenet natyrorë më të pamëshirshëm në tokë. Nëse ju bini në qendër të gropës së mbushur plot me magmë, trupi juaj do të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë. Por nëse është kaq i mirë të eliminojë gjëra, pse mos ta përdorim atë për të asgjësuar mbetjet tona? A e ka provuar dikush më përpara?

Si do t’i transportojmë të gjitha plehrat tona në to? Çfarë rreziqesh do të përfshiheshin?

Vetëm amerikanët prodhojnë rreth 254 milion tonë plehra në vit, dhe megjithëse hedhja e të gjitha mbetjeve në vullkane mund të tingëllojë si një mënyrë e përsosur për t’i hequr qafe, nuk do të ishte aq e lehtë. Vullkanet mund të duken si inceneratorë natyrorë të mbeturinave, por në të vërtetë, ata janë shumë më të rrezikshëm dhe të paqëndrueshëm, për të mos përmendur që është shumë e vështirë t’u afrohesh.

Vallë do t’ia vlente t’i kalonim gjithë këto pengesa? Apo asgjësimi i mbetjeve tona në vullkane do të shkaktonte më shumë dëme për planetin tonë?

“Hedhja në një krater vullkani nënkupton që ti, së pari nuk arrin të ruash ekuilibrin në planetin tënd. Së dyti, edhe në krater dhe vullkan ndikon. Vullkani ka një regjim të vet natyror dhe ti hedh një lëndë tjetër që nuk e parashikon se çfarë ndryshimesh do të ketë mbi planetin, llavën e të tjera. Kështu që nuk është zgjidhje as ekonomike, as ekologjike”, thotë ambientalisti Xhemal Mato.

Pengesa e parë në nismën tonë për asgjësimin e mbeturinave në vullkane do të ishte gjetja e një vullkani aktiv që mund ta bëjë këtë. Ka vetëm rreth 1500 vullkane potencialisht aktivë në të gjithë botën, dhe shumica prej tyre nuk ndodhen diku afër njerëzve, për arsye të dukshme.

Kjo do të thotë se dërgimi i të gjithë plehrave tona në një vullkan aktiv mund të rezultojë shumë i shtrenjtë, dhe pasi të mbërrijmë atje mund të zbulojmë se nuk është as lloji i duhur i një vullkani aktiv. Lloji që ne do të kërkojmë quhet një vullkan mburojë, një me shpërthim të avashtë që përmban llavën ikonike, e cila rrëshqet gradualisht mbi Tokë.

Për fat të keq, këta nuk janë shumë të zakonshëm. Me shumë mundësi do të ndeshemi me kushërinjtë e tyre të zemëruar, të njohur si stratovullkanet.

Stratovullkanet janë të njohur për shpërthimet e tyre të fuqishme, të shkaktuara nga ndërveprimi i presionit nga gazi i nxehtë dhe magma. Me fjalë të tjera, ata ndoshta nuk janë lokacioni më i sigurt për asgjësimin e mbetjeve të qytetit. 

Por të imagjinojmë se jemi  aq me fat sa t’i gjejmë vetes një vullkan të mirë aktiv mbrojtës; përpara se të shqetësohemi për logjistikën e zhvendosjes së mbetjeve atje, le të vlerësojmë nëse është ide e mirë t’i hedhim Brenda një vullkani.

Nëse do të ishit një nga koleksionistët e parë të mbeturinave të punësuar për t’i zhvendosur ato deri në kanalin e një vullkani, do të fillonit shpejt të vini në dyshim zgjedhjet tuaja të karrierës. Kanali i një vullkani është një mjedis i pabesë plot gazra helmues, spërkatje lavash dhe shkëmbinj që lëvizin me një shpejtësi predhe; dhe gjërat përkeqësohen vetëm pasi të filloni të hidhni sende brenda.

Në vitin 2002, një grup studiuesish nga Etiopia hodhën një çantë me 30 kg mbetje në një vullkan, dhe rezultatet ishin shpërthyese. Liqenet e lavës janë të paqëndrueshme, kështu që nëse shponi sipërfaqet e tyre me diçka të ftohtë, si mbetjet, do të shkaktoni një reagim zinxhir të shpërthimeve që përfshin avull të presuar dhe acid.

Pra, mund ta imagjinoni se sa të mëdha do të ishin ato shpërthime nëse hidhni mbeturinat e një kombi të tërë atje? Për ta bërë më të qartë, rrëshqitjet e gurëve në liqenet e lavave në Havai kanë dërguar lavë 85 m në ajër, kështu që me shumë mundësi pamja do të ishte e njëjtë.

Edhe nëse do të mund të dërgonit mbeturinat tuaja të sigurta në vullkan, ju do të duhet të shqetësoheni akoma për të gjithë ndotjen e ajrit të krijuar duke djegur mbeturinat tona pa filtra. Plus, jo të gjitha materialet do të asgjësohen plotësisht në lavë, që do të thotë që mbetjet ndotëse mund të shpërthejnë dhe kontaminojnë peizazhin përreth; nuk është ideale nëse do të shpresonit të digjni mbetjet bërthamore, për shembull. Shtoni këtu ndikimet mjedisore mbi faktin se transportimi i gjithë plehrave tona në këto vullkane do të rrisë ndjeshëm praninë e karbonit të depozitimit të mbeturinave, dhe e gjithë gjëja duket si një ide e tmerrshme.

Përfundimisht dolëm në konkluzionin se asgjësimi i mbetjeve në vullkane nuk është diçka për t’u provuar. Nëse duam të djegim mbetjet tona, pse mos të përdorim incineratorët për të krijuar burime të reja energjie? Ose thjesht mund t’i depozitojmë në trekëndëshin e Bermudës, aty ku në mënyrë misterioze, mijëra anije, avionë janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Është një ndër vendet më të rrezikshme dhe më të mistershme në Tokë dhe njihet si Trekëndëshi i Bermudës.

Imagjinoni sikur ne të vendosnim t’i depozitonim të gjitha mbetjet tona atje, çfarë do të ndodhte? Ku do të shkonin? Dhe çfarë misteresh mund të zgjidhnim duke bërë diçka të tillë?

1,3 milionë metra katrorë oqean, i këtij trekëndëshi misterioz, nis nga Florida për në Porto Riko dhe përfundon në Bermuda. Që prej vitit 1800, janë raportuar rreth 1 mijë incidente me persona të zhdukur në këtë zonë. Duke nisur nga avionë të vegjël me vetëm dy pasagjerë, tek anijet 150 metra të gjata me 300 persona në bord.

Imagjinoni sikur të vendosnim t’i depozitonim mbetjet tona atje, a do të zhdukeshin dhe ato? Përpara se të mendojmë lidhur me hedhjen e mbeturinave në Trekëndëshin e Bermudës, ne fillimisht duhet të mësojmë se sit ë arrijmë deri atje. Normalisht do të merrnim një anije, pasi po shkojmë për të hedhur mbetjet në det, dhe një mjet i tillë do të na lejonte ne që ta ngarkonim me sa më shumë mbetje.

Por kemi një shans shumë të mirë që mund t’ia dalim. Ka një numër shumë të lartë teorish: disa të mira, e disa të këqija, lidhur me atë çfarë ndodh në të vërtetë në Trekëndëshin e Bermudës. A ndodhet aty ndonjë portal alienësh që po zhduk një pjesë të njerëzve dhe objekteve? Ndodhet aty ndonjë qytet madhështor nënujor? Apo kemi të bëjmë me një përbindësh uji që jeton aty? Sado interesante që duken këto teori, janë shumë larg nga e vërteta.

Flitet shumë për mistere dhe ka gojëdhëna të ndryshme. Por një nga teoritë më të besueshme që ne kemi për trekëndëshin e Bermudës, ka të bëjë me shpërthimet e metanit. Teoria është se këto shpërthime metani vijnë nga toka poshtë oqeaneve, dhe plasin kaq shumë dhunshëm saqë mund të përmbysin dhe anije madhështore. Por që kur kjo teori është propozuar, fizikanët dhe ekspertët e oqeaneve, e kanë kundërshtuar atë. Ata shprehen se nuk ka asnjë shans që shpërthimet e metanit, të jenë aq të fuqishme saqë të përmbysin një anije. Dhe nëse do të ndodhte një shpërthim masiv, ka një mundësi të mirë për mjetin lundrues që t’i mbijetojë. Kjo pasi anijet janë ndërtuar për të përballuar ndryshimet ekstreme të ujit gjatë lundrimit, përfshirë valët shumë të larta dhe flluskat e metanit.

Imagjinoni sikur ne tashmë jemi në qendër të Trekëndëshit të Bermudës me mbetjet tona, dhe më në fund mund t’i depozitojmë aty. Por mbeturinat duket sikur fluturojnë aty, sikur jetojnë në oqean.

Por ky është ajo vrima gjigande që do të bënte që të gjitha mbetjet tona të zhdukeshin si me magji? Ai vendi që ka përthithur të gjithë ato avionë dhe anije gjatë këtyre viteve?

Po rezulton që Trekëndëshi i Bermudës, nuk është dhe aq i rrezikshëm. Sigurisht, është pak i mistershëm. Por, të gjitha këto zhdukje mund t’i atribuohen motit të ashpër, valëve shumë të mëdha dhe gabimeve njerëzore.

Trekëndëshi i Bermudës nuk është as vendi nënujor më vdekjeprurës në botë. Ai titull mund t’i jepet oqeaneve në Azinë Lindore dhe në Australi. Megjithatë rreth 1 mijë vdekje, në 200 vitet e fundit mund të duket një shifër mjaft e lartë. Por nuk është, duke marrë parasysh që Trekëndëshi i Bermudës është një ndër zonat me një trafik mjaft të lartë, ajror dhe detar, në të gjithë planetin.

Sigurisht duhet të kemi shumë kujdes ndaj uraganeve dhe valëve tepër të larta. Por këto janë shqetësimet tona më të pakta. Ne sapo hodhëm mijëra mbetje në oqean. Por menduam që në një mënyrë, Trekëndëshi i Bermudës do t’i hiqte qafe. Kjo ishte një ide shumë të tmerrshme. Për fat të keq, ajo që sapo bëmë, me anë të imagjinatës, me shumë mundësi as që do të vihet re në det. Rreth 14 miliardë ton mbeturina hidhen në oqean çdo vit. Le të themi që hodhëm të gjitha mbeturinat e Nju Jorkut për një vit në Trekëndëshin e Bermudës. Ato janë 14 milionë tonë plehra. Mund të duken shumë, por do të dukej si një “qese e vogël”  në krahasim me atë që depozitohet çdo vit në oqean.

Edhe kjo duket se ishte një ide shumë e tmerrshme dhe e parealizueshme. Jo vetëm për sigurinë tonë, por edhe për të mirën e oqeaneve tanë. Në vend që t’i shtojmë problemet, duket të punojmë për t’i zgjidhur ato duke bërë më të mirën për t’i pastruar oqeanet.

Ritakohemi sërish në Imagjinatën e radhës…