Barcelona merr dy “shuplaka”në Mestalla – A2

Barcelona merr dy “shuplaka”në Mestalla

Screenshot 4 24

Barcelona është mundur me rezultatin 0-2 në transfertë përballë ekipit të Valencias duke i dhënë një mundësi të artë Realit të Madridit që më në fund të marrë kryesimin e kampionatit.

Kampionët në fuqi u shfaqën të pafuqishëm përballë vendasve, të cilët u treguan që në momentet e para të lojës me më shumë dëshirë për ta fituar këtë ndeshje.

Një gol me devijim nga Jordi Alban ë të 48-ën dhe ai i Gomez në të 77-ën hodhën në tapet katalanasit që rrezikojnë seriozisht kreun e klasifikimit.

Para ndeshjes u shfaqën dhe incidente mes tifozerive të cilat u përleshën me njëra-tjetrën, me sende të forta nëpër rrugët e Valencias.