Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dy viktima nga gripi sezonal në Kosovë

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 21:21 | Kosova
Dy viktima nga gripi sezonal në Kosovë

Një tjetër person ka humbur jetën nga gripi sezonal në Qendrën Klinike Universitare, duke e çuar në dy numrin e viktimave nga virusi në Kosovë.

Burime nga QKUK bëjnë me dije se viktima është një grua 50 vjeçare, nga rajoni i Pejës, e cila ishte prekur nga virusi i llojit “A”, rastet e të cilit janë shtuar ndjeshëm në Kosovë në dy muajt e fundit.

“Aktualisht në klinikë janë duke u trajtuar 3 pacientë të konfirmuar me grip, dy në gjendje të rëndë janë të intubuar apo të lidhur me aparate respiratore dhe janë në mbikëqyrje mjekësore. Në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, nga muaji dhjetor i vitit 2019, së paku 16 pacientë janë trajtuar nga gripi sezonal”, deklaroi mjeku Valbon Krasniqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë