Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

E kërkonte Milani, Leipzig zyrtarizon talentin spanjoll

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 13:41 | Futboll
E kërkonte Milani, Leipzig zyrtarizon talentin spanjoll

Lajpcigu realizon goditjen e bujshme të merkatos së janarit. Klubi gjerman zyrtarizoi afrimin e Dani Olmos nga Dinamo e Zagrebit. Mesfushori 21-vjeçar firmosi kontratë deri në vitin 2024 dhe vlerësohet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen.

Për të siguruar shërbimet e futbollistit spanjoll, Lajpcig pagoi 18 milionë euro.

Vlera e investimit do të rritet deri në 30 milionë euro, duke llogaritur edhe bonuset për paraqitjet dhe rezultatet, ndërsa Dinamo e Zagrebit ka edhe një përqindje të kartonit, në rast se Dani Olmo do të rishitet në të ardhmen.

Futbollisti spanjoll kërkohej edhe nga Milani, por duket se tashmë kuqezinjtë nuk janë më zgjedhje e parë nga futbollistë, për të mos folur pastaj edhe për anën ekonomike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë