E pabesueshme, Iliçiç shënon nga mesi i fushës

Një supergol ka shënuar mesfushori i Atalantës, Josip Iliçiç në përballjen e së shtunës në Serie A përballë ekipit të Torinos.

Slloveni përfitoi nga dalja e portierit Sirigu gjatë gjuajtjes së një goditje dënimi nga mesi i fushës duke e dërguar drejtpërdrejt topin në rrjetë.