Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi, ambasadori shqiptar në Pekin: Shmangni udhëtimet në Kinë

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 11:00 | Aktualitet
Koronavirusi, ambasadori shqiptar në Pekin: Shmangni udhëtimet në

Ambasadori shqiptar në Kinë, Selim Belortaja, ka bërë një apel për shqiptar pas situatës së krijuar nga koronavirusi. Me anë të një postimi në “Facebook”, Belortaja u bën thirrje shqiptarëve që të shmangin kontaktet fizike me Kinën derisa situata të merret plotësisht nën kontroll.

“Të dashur miq e bashkëkombës, kudo ku jeni. Siç e dini, Kina po kalon një situatë dramatike. Koronavirusi jo vetëm po merr jetë njerëzish, por për shkak të potencialit të një rreziku në përmasa që mund të imagjinohen, po shtrëngon autoritetet të zbatojnë masa super të rrepta për frenimin e epidemisë, si mbyllje e transportit, superkontroll i lëvizjes së njerëzve, anulim i festimeve e grumbullimeve, si dhe disa shërbimeve publike në disa qytete, tashmë edhe përtej provincës Hubei dhe kryeqendrës Wuhan, ku virusi shpërtheu dhe beteja është përqendruar. Numri faktik i vdekjeve nuk e shfaq mirë potencialin e rrezikut që është pranuar edhe nga OBSH dhe që potencialisht mund të agravojë në ditët në vijim. Autoritetet dhe mjekësia këtu po punojnë heroikisht. Këshilloj fort që, derisa situata të merret plotësisht nën kontroll, udhëtimet dhe kontaktet fizike me Kinën t’i shtyni për më vonë! Ju lutem informohuni sa më mirë e binduni vetë para se t’i hyni një situatë me shumë rrezik nga virusi, por edhe të papritur për shkak të kontrolleve të pazakonshme”, mbyllet apeli i ambasadorit shqiptar në Kinë.

https://a2news.com/2020/01/25/viti-i-ri-kinez-ne-gjendjen-e-emergjences-kombetare-41-viktima-nga-koronavirusi/

Numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar këtë të shtunë në 41. Ndërsa autoritetet njoftojnë zyrtarisht se 1200 të tjerë janë konfirmuara të prekur nga virusi. 15 të vdekur u konfirmuan këtë mëngjes në provincën Hubei, prej nga mori origjinën virus vdekjeprurës. Autoritetet shtetërore në Kinë kanë anuluar çdo aktivitet festiv për Vitin e Ri Hënor. Edhe pse është festa më e rëndësishme në kalendar, janë pezulluar fluturimet e udhëtimet jashtë vendit, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit.

https://a2news.com/2020/01/24/virusi-kinez-mberrin-ne-europe-konfirmohen-2-raste-ne-france/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani