Pas zjarreve vdekjeprurës dhe përmbytjeve në Australi mbërrin dhe koronavirusi

Publikuar më: 25/1/2020, ora 21:04
Screenshot 6 19 1024x602

Pas zjarreve vdekjeprurës dhe përmbytjeve në Australi mbërrin dhe koronavirusi

Publikuar më: 25/1/2020, ora 21:04

Fati i keq duket se nuk po i ndahet Australisë gjatë këtij viti. Pas zjarreve shkatërruese që iu morën jetën mbi 20 personave dhe përmbytjeve në disa zona, kontinenti është prekur së fundmi dhe nga virusi vdekjeprurës që e ka origjinën nga Kina.

Autoritetet australiane bëjnë me dije se janë katër persona të prekur nga koronavirusi, të cilët kohët e fundit kishin vizituar Kinën. 3 prej tyre kishin qenë pikërisht në zonën nga ku nisi dhe përhapja e virusit misterioz në Ëuhan.

Kryeministri Morrison, tha përmes një njoftimi se janë marrë masat për të përballuar situatën dhe se 10 milionë maska do të shpërndahen për t’u mbrojtur nga virusi. Sipas ekspertëve, virusi përhapet nga kafshët tek njerëzit, por nuk është përjashtuar as mundësia e transmetimit midis njerëzve.