Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Policia shet në ankand makinën e mbushur me drogë

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 19:42 | Bota
Policia shet në ankand makinën e mbushur me drogë

Seksioni i antidrogës në policinë e Tajlandës kërkoi publikisht falje pasi aksidentalisht shiti në ankand një makinë të mbushur plot me drogë.

Një person pagoi 19 mijë dollarë për të blerë një Honda CR-V në një ankand të policisë, e cila ishte sekuestruar gjatë një operacioni antidrogë vitin e kaluar.

Kur blerësi e çoi makinën tek mekaniku për ta kontrolluar, ai zbuloi 94 mijë tableta metamfetaminë të fshehura në pjesën e parakolpit.

Ai e ktheu menjëherë mjetin dhe drogën tek autoritetet, të cilët premtuan se në të ardhmen do të jenë më të kujdesshëm dhe do t’i kontrollojnë më mirë makinat.

"Sipas protokollit, ne kontrollojmë çdo makinë që sekuestrohet gjatë operacioneve antidrogë dhe ky rast nuk ka bërë përjashtim. Megjithatë ne nuk gjetëm asnjë gjë gjatë asaj kohë, me shumë mundësi lënda narkotike ka qenë e fshehur mirë”, u shpreh zyrtari i lartë i policisë tajlandeze në luftën kundër narkotikëve, Niyom Termsrisuk.

Autoritetet tajlandeze, vetëm gjatë vitit të kaluar sekuestruan 516 milionë tableta metamfetaminë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani