Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rëndohet bilanci në Turqi, 29 të vdekur nga tërmeti dhe mbi 1000 të plagosur

Nga A2 CNN
25 Janar 2020, 08:14 | Bota

Ka shkuar në 29 numri i viktimave si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.8 Rihter që goditi mbrëmjen e së premtes pjesën lindore të Turqisëqë. Autoritetet raportojnë se bilanci mund të rritet ende për shkak se numri i të plagosurve i ka kaluar 1000 dhe shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë. Gjithashtu dyshohet se shumë persona të tjerë ndodhen nën rrënoja.

Tërmeti i fuqishëm ishte me epiqendër në Sivrice, provincë e Elazig. Shumë ndërtesa e shembën, ndërsa njerëzit e kaluan natën jashtë në të ftohtë. Tërmeti i parë i fuqishëm u shoqërua nga mbi 200 lëkundje më te lehta, deri në 5 ballë. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Siri, Liban dhe në Iran.

https://a2news.com/2020/01/24/termeti-ne-turqi-rama-i-jemi-prane-popullit-lutemi-qe-zoti-tu-jape-force/

Autoritetet Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD) vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit nën rrënoja, ndërsa u kanë bërë thirrje njerëzve që të mos kthehen në godina për shkak se ekziston mundësia që një tërmet pak më i lehtë se i pari mund të shkaktonte dëme edhe më të mëdha.

https://www.youtube.com/watch?v=1loxfv4iTik

Turqia ka një histori me tërmete të fuqishëm. Më shumë se 17 mijë persona humbën jetën në gusht të vitit 1999 kur një tërmet me magnitudë 7.6 rihter goditi qytetin perëndimor të Izmirit.

https://a2news.com/2020/01/24/ja-si-sillen-ne-turqi-gjate-termetit-6-8-rihter-qe-goditi-vendin/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli