Shpërthim i fuqishëm në Teksas, të paktën 2 të vdekur

texas 600x338

Të paktën dy persona janë konfirmuar të vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë industriale në Hjuston të Teksasit.

Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, megjithatë autoritetet kanë bërë të ditur se nuk dyshohet që ai të ketë qenë i qëllimshëm.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa vala goditëse është ndjerë disa kilometra larg. Disa ndërtesa të tjera pranë shpërthimit pësuan dëmtime.

Në një postim në Twitter, policia i kërkoi banorëve që të shmangnin zonën, ndërsa grupet e kërkim shpëtimit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.